Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama hedh poshtë akuzat e Putin-it për mercenarë shqiptarë në Ukrainë

12:47 / March 15, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin pas akuzave të këtij të fundit se në Ukrainë ndodhen edhe mercenarë shqiptarë. Gjatë një konference me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, Rama tha se në Ukrainë nuk ka mercenarë shqiptarë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po furnizohet me mercenarë nga vende të tjera ku mes tyre përmendi edhe Shqipërinë e Kosovën. Por Rama i mohoi këto pretendime të Putin duke thënë se kjo është një akuzë e ngritur pa baza dhe është është krejtësisht e pa vërtetë.

Gjithsesi Rama shtoi se këto akuza të ngritura nga Kremlini i ka parë si një shqetësim që do ndiqen me vëmendje.

“Ne diskutuam dhe me përmendjen në mënyrë të vazhdueshme nga ana e autoritete të Moskës për një prani problematike në këtë konflikt. Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë bashkë me Kosovën. Është një akuzë pa asnjë bazë. Është e pavërtetë. Por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt.” deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.