Para pak minutash është bërë një kallzim në komisariatin e policisë së Kuçovë pasi një vajzë e mitur dhe një 34-vjeçar raportohen të zhdukur nga familjarët e tyre.
Mësohet se në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim F.P., duke thënë se është larguar nga banesa vëllai i tij Ll.P., 34 vjeç, banues në fshatin Sqepur, Dimal.
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim A.G., duke thënë se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G.
