Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Takimi me përfaqësuesit e biznesit të vogël, Rama: Çmimi i naftës shkoi në 211 lekë pasi ka rënë në bursë

13:40 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 4 2 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël me qëllim për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale të hartuar nga qeveria për përballimin e krizës. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek çmimi i karburantit ku tha se: “Bordi vendosi 211 lekë çmimin për naftën, sepse ka rënë ne bursë, ndërkohë po të shikoni ça po ndodh në vendet e tjera, ka vende që e kanë 2.2, 2.4 dhe deri në 2.8 euro, kjo për ata që thonin se në Shqipëri është nafta më e shtrenjtë.”

Në vijim, Rama foli edhe për energjinë ku tha se janë akorduar plot 20 miliardë lekë për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe konsumatorët familjarë.

” Për ata që thonë se ne e kemi energjinë tonën dhe skemi pse ta kemi të shtrenjtë, duhet ta kemi falas. Është krejt e gabuar të mendosh kështu, pasi së pari nuk e kemi tonën, edhe sikur të kemi vitin më të lagësht, sot nevoja për konsum është shumë e madhe dhe Shqipëria nuk e prodhon energjinë e nevojshme që nevojitet për konsum, për këtë arsye detyrohet që në vite të thata të dalë në treg.”, deklaroi ai.

Më tej, Rama theksoi se kjo është edhe arsyeja se pse po ndërtohet Skavica, për të zgjidhur problemin e prurjeve të ujit që nuk futen në prodhim sepse janë më shumë seç duhet dhe shiten në periudhën që janë më lirë. Sipas kryeministrit, me ndërtimin e Skavicës do bëhet e mundur ruajtja e ujit të tepër dhe përdorimi i tij në sezonet e thata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.