Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ka të afërm në Ukrainë, kapiteni i Rusisë Dzyuba refuzon grumbullimin: “Nuk është politike”

20:57 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dzyuba 1024x6831 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse FIFA i ka përjashtuar nga play-off-i për Botërorin e Katarit që do të luhet javën e ardhshme, kombëtarja ruse do të grumbullohet për të punuar në këtë pauzë të kampionatit. Ajo që ka tronditur klimën e seleksionit të teknikut Karpin ka ardhur nga vendimi i Artem Dzyuba, kapiteni dhe njeriu simbol, që i kërkoi trajnerit të mos thirrej në grumbullim: “Të dielën folëm në telefon – shpjegoi Karpin në faqen zyrtare të Federatës Ruse të futbollit – ai na siguroi se dëshiron shumë të luajë për ekipin kombëtar, por tani, për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërm, ai kërkoi falje dhe për arsye familjare dëshiroi të mos thirrej. Kemi rënë dakord që do të qëndrojmë në kontakt me të dhe do të ndjekim paraqitjet e tij me Zenitin”.

Sulmuesi i Zenit Saint Petersburg nuk do të përfshihet në listën e të grumbulluarve për një vendim personal të vetë sulmuesit, që ngjan shumë pilotike, përpara se të jenë sportive.

Një vendim që vjen pak ditë pas fjalëve të Vitaliy Mykolenko, mbrojtësit ukrainas të Evertonit, i cili e kishte akuzuar Dzyuba se nuk po mbante qëndrim për luftën në Ukrainë. E menjëhershme përgjigjia e qendërsulmuesit të Zenit, i cili nga ana e tij akuzoi kolegun e tij se ishte e lehtë të fliste nga ngrohtësia e poltronës së tij në Angli: “Unë jam kundër çdo lufte. Lufta është e frikshme, por jam edhe kundër” agresionit dhe urrejtjes njerëzore që çdo ditë bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Jam krenar që jam rus dhe nuk e kuptoj pse duhet të paguajnë atletët për gjithë këtë.”

DZYUBA: “NUK ËSHTË NJË VENDIM POLITIK”
Vetë sulmuesi i intervistuar nga Sport-Express ka sqaruar arsyen e vërtetë të refuzimit të thirrjes: “Nuk shkoj në kombëtare jo për arsye politike – deklaroi ai – por për rrethana familjare. Nuk dua të futem në detaje, por në këtë periudhë do të doja të kaloja kohë me familjen time. Valeri (Karpin, ed) më ka keqkuptuar ose fjalët e tij janë keqinterpretuar”.

dzyuba grumbullimin refuzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.