Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet ish-shefi i policisë në Vlorë

11:35 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avdylaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ish-drejtues policie në Vlorë është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Renato Avdylaj, i akuzuar për përfshirje në trafik kanabis dhe favorizim të mbjelljes së tij është vënë në pranga gjatë orëve të para të ditës së sotme dhe pritet që të përballet me gjykatën, e cila do të japë masën e sigurisë.

Avdulaj është pjesë e dosjes hetimore për një sasi të madhe droge të sekuestruar disa muaj më parë në Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

Një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016-ës, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva.

Në vijim të hetimeve, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, por pa mundur të vë në pranga Renaldo Avdulin.

Akuzat për veprat penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”:

1. Taulant Haxhiraj

2. Renaldo Avdyli

3. Shkëlqim Koçiaj

4. Xhovalin Baço

5. Reshat Radhima

6. Marjus Bajrami

– Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen:

7. Klajdis Imeri

8. Anis Pajo

Renato Avdylaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 2026

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

17:39 / July 5, 2026

Fier/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullinj në Drizë, zjarrfikësit në terren

13:38 / July 5, 2026

Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm

12:10 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.