Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ishte sot në Bosnjë dhe Hercegovinë ku gjatë një konference për shtyp tha se edhe Ballkani Perëndimor, ashtu si e gjithë Europa do të vuajë pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Më tej, Borrell ka bërë edhe një paralajmërim të fortë duke u shprehur se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është tejet në rrezik dhe se sot ai duhet të konsiderohet me më shumë rëndësi se kurrë. Ai shprehu mendimin se në këtë rajon duhet të ketë një rritje të ushtrive.
“Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Dhe kjo justifikon “rritje të ushtarëve” në rajon.” deklaroi Borrell.
