Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Video, momenti kur rusët vrasin qytetarin që kishte ngritur duart në shenjë dorëzimi

13:07 / March 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP22057385229056
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup ushtarësh rusë kanë ekzekutuar pa mëshirë një qytetar ukrainas, i cili ishte vetëm dhe po përpiqej të dorëzohej duke ngritur duart lart. Pamjet e vrasjes janë kapur nga ajri përmes një droni.

Videoja në fjalë është siguruar nga transmetuesi gjerman “ZDF” dhe është xhiruar më 7 mars, ditë kur ka ndodhur edhe ngjarja. Ajo tregon një makinë të argjendtë që lëviz përgjatë autostradës evropiane “E40” në perëndim të Kievit .

Makina po shkon drejt Kievit, por duke parë një tank rus dhe një grup ushtarësh të parkuar në anë të rrugës, shoferi bën një kthesë të shpejtë para se të frenojë dhe të ndalojë. Burri del nga makina dhe menjëherë ngre duart mbi kokë, duke u kthyer për t’u përballur me ushtarët rusë në një shfaqje të qartë të dorëzimit. Por brenda pak sekondash ai u qëllua me gjakftohtësi.

Pak më vonë, një bandë ushtarësh shihet duke rrëmbyer trupin e pajetë të civilit dhe duke e tërhequr zvarrë në pemët aty pranë.

Operatori i dronëve, një anëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës në Kiev, tha se një grua dhe një fëmijë po udhëtonin gjithashtu në makinë dhe më pas u kapën nga forcat ruse.  Therja e civilëve, veçanërisht e atyre që nuk paraqesin kërcënim, konsiderohet një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Megjithatë, autoritetet ruse vazhdojnë të këmbëngulin se forcat e tyre kanë shënjestruar vetëm lokacione strategjike ushtarake dhe nuk po bëjnë luftë kundër popullatës civile të Ukrainës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

08:10 / July 25, 2026

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive

08:04 / July 25, 2026

Kosova përplaset me ndërkombëtarët/ Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbeten pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

22:21 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.