Ditën e sotme, raportohet se në ambientet e burgut të Peqinit është gjetur një sasi lënde narkotike.
Nga informacionet që vijnë, mësohet se në drejtorinë e burgut Peqin janë sekuestruar gjithsej 10 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Ajo është gjendur në ambiente të përbashkëta që përdoren nga ana e të dënuarve.
Më herët ka ndodhur e njëjta gjë edhe në burgun e Fierit ku u gjetën nëntë doza të cilat dyshohej se ishin lëndë narkotike. Ndërkohë 13 doza të tjera u gjetën të fshehura në neonin e tavanit në palestër.
Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.
Kohët e fundit, shpërndarja e drogërave nëpër burgje është bërë një fenomen shqetësues dhe po ndodh shpesh.
