Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara janë afruar te barrierat policore të vendosura në hyrje të objektit.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit dhe kanë kërkuar që deputetët të mos largohen nga objekti pa u votuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur njësitë speciale në pjesën e përparme të objektit, duke shtuar masat e sigurisë. Situata është tensionuar më tej pasi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë janë hedhur fishekzjarre, ndërsa Policia është përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë pranë objektit të Kuvendit, ndërsa deputetët mbeten brenda ndërtesës. Policia e Kosovës ka mbyllur dyert e Kuvendit, derisa brenda mbeten të bllokuar deputetët dhe gazetarët.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të varen nga vendimet që do të merren brenda Kuvendit lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

dhomat Kuvendit Protesta qytetaret specializuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion

19:31 / October 5, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.