Njëm artiste e madhe si Elsa Lila që arrestohet nga policia italiane si e përfshirë në një grup për trafikimin e drogës normal që i befasoi të gjithë shqiptarët. E përveç bujës mediatike, shumë kanë qenë edhe personazhet publikë që kanë reaguar pas publikimit të këtij lajmi. Disa prej tyre e kanë përkrahur këngëtaren e disa të tjerë i kanë dalë kundër.
Një prej artisteve që ka reaguar lidhur me këtë ngjarje është Rezarta Shkurta. Ajo ka publikuar disa postime në profilin e saj në “Instagram”, ku krahas disa fotove të interpretimeve të Elsës në skenë, ajo thekson se e ka dashur atë që kur ishte një fëmijë dhe se do ta dojë gjithmonë për artin e saj pa marrë parasysh gjërat e tjera.
’Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit’’, ka shkruar Rezarta krah videos së Lilës duke performuar në skenë.


