Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Greqia miraton paketën e ndihmës sociale/ 1.1 miliardë euro për familjet me pak të ardhura

13:12 / March 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqia 587x384 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia miraton paketën e rezistencës sociale 1.1 miliard euro për qytetarët e saj. Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro. Kryeministri grek Mitsotakis tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit. Paketa përfshin masa me afat 3 mujor, prill, maj dhe qershor.

“Nuk do lejoj që për t’u dukur i mirë përkohësisht, të rrezikoj ecurinë e zhvillimit të ekonomisë së vendit”- tha Mitsotakis, duke u përgjigjur kritikave të forta opozitës për mbështetjen me “thërrime” në kohë të egra. Përveç 2 asistencave, masat për përballimin e situatës parashikojnë ulje të taksave, bllokim të taksës së pasurisë të palëvizshme, si dhe subvencionet për bujqësinë, sektor që është goditur javët e fundit. Konkretisht, individë dhe familje me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të përfitojnë ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje.

Asistencën e shtrenjtësisë 200-300 euro llogaritet ta marrin 1.4 milionë familje, masa që do të zbatohen nga muaji prill. Ndërkohë ministri i Financave dhe ai i Zhvillimit Bujqësor në Greqi paraqitën raportin, për subvencionimin e 180 litrave benzinë për 3 muajt e ardhshëm, aplikimin për asistencë për lëndë djegëse për ngrohje, asistencë ekstra për fëmijët, subvencionimet për bujqësinë, aplikimin e çekut të shtrenjtësisë para Pashkëve Ortodokse 2022, e një sërë të dhënash të tjera për zbatimin emergjent të paketës së plotë të përballimit të situatës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.