Ditën e sotme, një 50 vjeçar ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës.
Policia sqaron se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Qytetin e Nxënësve, ku dyshohet se shtetasi I. L., 50 vjeç, ka rënë në mënyrë aksidentale nga një lartësi ku ishte duke punuar. Për pasojë, ai ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 17.03.2022, në Qytetin e Nxënësve, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve’, thuhet në njoftimin e policisë.
