Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qeveria italianë ul akcizën për benzinën dhe naftën

14:00 / March 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nafte karburatn 954 768x511 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria  italiane këtë të enjte ka vendosur që të ulë akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent.  Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria në vendimet e fundit ka ndërmarrë një së masash të reja me qëllim përballimin e faturave të larta nga banorët e saj si edhe për të zbutur ecurinë e çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Sipas mediave italiane, dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë shkaktuar si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Ndërhyrja e planifikuar është ajo e ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë raportimit në Senat për situatën energjetike pas shpërthimit të luftës.

“Duke qenë se ka pasur të ardhura më të larta nga TVSH-ja”, si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të përdoret për të “ulur akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtar” të benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore.” Ka thënë ministri  në fjalën e tij.

Ndër të tjera zgjidhja e akcizës e ilustruar nga Cingolani, duhet të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit në pompë me 10-15 cent për litër. Vendimin e marrë nga qeveria e konfirmon edhe zv.ministrja e Ekonomisë, Laura Castelli.

“Është një hipotezë konkrete për uljen e akcizës për karburantet dhe karburantet për përdorim civil. Ky është një operacion i jashtëzakonshëm, i cili i referohet një mekanizmi të parashikuar për krizën e vitit 2007, i dobishëm për frenimin e ndikimit të rritjes së kostos së karburanteve te konsumatorët fundorë.Në thelb, rritja e të ardhurave nga TVSH për shkak të rritjes së bazës tatimore do të përdorej për të ulur akcizën përkatëse dhe për rrjedhojë do të kishte ulje të çmimit përfundimtar”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërkohë ministri i Punës,  Andrea Orlando, po studiohen edhe ndërhyrje të mëtejshme, si përdorimi i sigurimeve shoqërore “në zonat më të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.