Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bëhet publike letra e presidentes së Kosovës drejtuar Joe Biden

14:19 / March 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61054f913f715
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëpërmjet një letre të dërguar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden të ndihmojë vendin e saj në përpjekjet që ai po bën për anëtarësimin në NATO.

Osmani ka shkruar në letër se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal si dhe e ka vënë theksin tek arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë, duke thënë se pavarësisht se Kosova është një vend i dalë nga lufta, ajo shërben edhe si shembull në këtë drejtim për skenën ndërkombëtare.

Më tej, Vjosa Osmani i ka shprehur presidentit Biden se rrethanat e reja të krijuara në Europë pas sulmit rus në Ukrainë kanë prodhuar edhe urgjencën e Kosovës për të hyrë në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë qëllimi ynë, por sot – nën dritën e ngjarjeve të paprecedenta në kontinentin Europian – është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare. Europa është duke u përballur me kohërat më të errëta dhe të rrezikshme që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Derisa ne ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë e një rëndësie kruciale. Argumentet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO shpërfillin rëndësinë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk i shërbejnë interesit të botës së lirë demokratike, e cila është e rrethuar nga tendencat në rritje autoritare dhe politikat e tyre agresive”, ka shkruar Osmani në letër.

Osmani ka shkruar se Kosova edhe pse është vendi më pro amerikan dhe më pro NATO në botë, megjithatë, edhe sot e kësaj dite “mbetet e përjashtuar nga procesi, marrëveshjet dhe programet e zgjerimit të NATO’s, siç është Partneriteti për Paqe (PfP) dhe ende nuk është bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut (A5)”.

“Ne shprehim besimin dhe pritshmërinë tonë që SHBA’ja do të përdorë lidershipin dhe ndikimin e saj për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit në NATO për Kosovën duke filluar me programin PfP dhe anëtarësimin e plotë në Kartën e Adriatikut”,

Në fund të letrës së saj, Osmani ka theksuar dëshirën e fortë që ka për një takim me presidentin e SHBA-ve, duke thënë se mezi pret që të takohet personalisht me të.

5555 2 416x600 1
999 5 432x600 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.