Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dhuroi 300 milionë lekë nga Kanadaja për asfaltimin e rrugës së fshatit, kryebashkiaku i Matit falenderon investitorin

16:15 / March 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Sadik Beshiri, me banim nē Kanada ka vendosur të investojë nē fshatin e lindjes, Gērman, Njësia Administrative Komsi.
Falë bujarisë sē emigrantit do tē asfaltohet segmenti rrugor Muzhakē-Gërman, 2.5 km gjatësi.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj e falenderoi Beshirin për bujarinë e treguar, duke investuar në një aks rrugor të rëndësishëm për zonën e Komsisë.
Mësohet se punimet kanë nisur me intensitet dhe pritet të përfundojnë brenda 4 muajve.

“Është një financim i bërë nga një investitor privat në bashkëpunim me Bashkinë e Matit për një rrugë prej 2.5 km që zgjidh një problematikë disavjeçare të banorëve të kësaj zone për pjesën e infrastrukturës.  Dua të falenderoj investitorin Ilir Beshiri, një djalë i kësaj zone që me financimet e tij ka arritur që në bashkëpunim me Bashkinë e Matit t’i japë një impuls zhvillimit dhe të bëjë një rrugë me këto parametra. Aktualisht është realizuar vetëm 50 përqind e punimeve, ndërkohë që puna po vijon për të realizuar një rrugë me standarde.

Z. Beshiri ka kontribuar dhe po vijon të kontribuojë jo vetëm për zonën e tij në Mat, por në të gjithë Shqipërinë. Gjatë pjesës së pandemisë ka bërë një investim të rëndësishëm, sikurse dhe me pjesën e tërmetit ka bërë disa investime për gjithë familjet e prekura me një shumë të konsiderueshme. Shpresojmë që praktika të tilla të kemi sa më shumë  në bashkëpunim me Bashkinë e Matit, me investitorë dhe qytetarë që dua ta ndryshojnë këtë trevë ashtu siç i ka hije dhe sikurse e meriton”, tha Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.