Ilir Sadik Beshiri, me banim nē Kanada ka vendosur të investojë nē fshatin e lindjes, Gērman, Njësia Administrative Komsi.
Falë bujarisë sē emigrantit do tē asfaltohet segmenti rrugor Muzhakē-Gërman, 2.5 km gjatësi.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj e falenderoi Beshirin për bujarinë e treguar, duke investuar në një aks rrugor të rëndësishëm për zonën e Komsisë.
Mësohet se punimet kanë nisur me intensitet dhe pritet të përfundojnë brenda 4 muajve.
“Është një financim i bërë nga një investitor privat në bashkëpunim me Bashkinë e Matit për një rrugë prej 2.5 km që zgjidh një problematikë disavjeçare të banorëve të kësaj zone për pjesën e infrastrukturës. Dua të falenderoj investitorin Ilir Beshiri, një djalë i kësaj zone që me financimet e tij ka arritur që në bashkëpunim me Bashkinë e Matit t’i japë një impuls zhvillimit dhe të bëjë një rrugë me këto parametra. Aktualisht është realizuar vetëm 50 përqind e punimeve, ndërkohë që puna po vijon për të realizuar një rrugë me standarde.
Z. Beshiri ka kontribuar dhe po vijon të kontribuojë jo vetëm për zonën e tij në Mat, por në të gjithë Shqipërinë. Gjatë pjesës së pandemisë ka bërë një investim të rëndësishëm, sikurse dhe me pjesën e tërmetit ka bërë disa investime për gjithë familjet e prekura me një shumë të konsiderueshme. Shpresojmë që praktika të tilla të kemi sa më shumë në bashkëpunim me Bashkinë e Matit, me investitorë dhe qytetarë që dua ta ndryshojnë këtë trevë ashtu siç i ka hije dhe sikurse e meriton”, tha Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj.
