Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karantinohen dy pularitë, shkak ngrodhja e 200 mijë pulave të “Reas” dhe “Ovital”

18:20 / March 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 200 mijë shpendë që rriteshin në pularitë Reas dhe Ovital dyshohet se kanë ngordhur për shkak të sëmundjes së laringo-trakeitit infektiv.

 Deri në daljen e rezultateve laboratorike, kompanitë Reas dhe Ovital janë karantinuar, ndërsa Ministria e Bujqësisë thotë se sëmundja nuk transmetohet nga shpendët te njerëzit.

Por pse ky virus shpërtheu vetëm në këto dy pulari?

 “Natyrisht që ka pasur një shkak pse ky virus ka shpërthyer. Mund të jetë një infeksion i marrë nga jashtë. Në popullatat e mëdha të shpendëve, fenomeni është më i dukshëm. Ka standarde të BE që përcaktojnë numrin e krerëve për njësi sipërfaqeje. Nuk jam i informuar nëse ky standard zbatohet. Shkaqet janë të ndryshme, mund të jetë një individ i futur në kapanon që mund të ketë qenë i infektuar, mund të jetë ushqimi. Po ashtu infeksioni mund të futet edhe nga mjete të tjera, nga kafshë, shpendë, insekte”, thotë Kapllan Sulaj, dekan, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe ushqimit.

Po ashtu, ekspertët flasin për një vaksinë që mbron shpendët nga virusi, që në këtë rast, kompanitë Reas dhe Ovital dyshohet se nuk e kanë aplikuar.

“Për të parandaluar infeksionin sot përdoren edhe mjete të tjera siç janë vaksinimet. Kemi një vaksinë që përdoret edhe për këtë virus. Kjo vaksinë nuk është aplikuar sepse kërkohen disa seanca aplikimi. Duhen disa vaksina në seri dhe duhen gjetur vaksinat sipas shtameve qarkullues. Sot ka vaksina për këtë virus që janë mjaft efektive. Mungesa e vaksinimit bën që shpendët të infektohen. Nëse ato vaksinohen, imuniteti që arrihet, është i lartë”, shprehet Sulaj.

Nga ana tjetër, sipas ekspertëve, konsumtatorët nuk duhet të përfshihen nga paniku sepse rreziku i infektimit të tyre nga kjo sëmundje nuk ekziston. Por në çdo rast, mishi dhe vezët e kontaminuara nuk duhet të konsumohen dhe këto produkte duhet të asgjësohen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.