Referuar një zyrtari separatist nga republika e vetëshpallur Donetsk, Rusia ka vendosur të ndalojë fluturimet në një zonë mbi rajonin Donbas të Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.
Sakaq, edhe media shtetërore ruse Tass bën të ditur se zona e ndalim-fluturimit në jug të vendit mendohet të zgjasë deri më datë 26 mars.
