Mësohet nga burime pranë qeverisë shqiptare se sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave që prite të mbahet më vonë do të merret vendimi që edhe dita e hënë të jetë pushim zyrtar.
Pavarësisht se në fakt dita e martë është festë zyrtare, burime nga qeveria thanë se në mbledhje do të vendoset të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit. Arsyeja për të cilën pritet të merret ky vendim thuhet se ka të bëjë me kursimin e energjisë.
