Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aderimi i Shqipërisë në dy konventa, Presidenti Meta dekreton 2 ligje dhe jep sugjerimet e tij

09:51 / March 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
presidenti dekreton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të cilat lidhen me aderimin e Shqipërisë në dy konventa ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije dhe Konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit jep edhe sugjerimet e tij, sipas të cilit aderimi i Shqipërisë në këtë Konventë do të duhet të shoqërohet me masat përkatëse që synojnë reduktimin deri në eliminim të efekteve negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet (anti-fouling).

Ndërsa shprehet se pjesëmarrja e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë (IHO), si autoritet teknik për hidrografinë dhe hartografinë detare në nivel ndërkombëtar, do të sigurojë masa shtesë për mbështetjen e sigurisë lundrimore dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

DEKRETI
– Ligj nr.19/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije (anti-fouling), 2001”.

Aderimi i Shqipërisë në këtë Konventë do të duhet të shoqërohet me masat përkatëse që synojnë reduktimin deri në eliminim të efekteve negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet (anti-fouling).

Gjithashtu, me bërjen pjesë të kësaj Konvente, organet publike përgjegjëse duhet jo vetëm të ndërgjegjësojnë anijet që gëzojnë të drejtën të ngrenë flamurin shqiptar, apo të operojnë nën autoritetin e vendit, për detyrimet që përmban Konventa mbi kufizimet e ndalimet e përdorimit të sistemeve të dëmshme anti-ndotje, por edhe të forcojnë kontrollet në drejtim të respektimit të rregullave, që Konventa përcakton.

– Ligj nr. 20/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë (IHO), si autoritet teknik për hidrografinë dhe hartografinë detare në nivel ndërkombëtar, do të sigurojë masa shtesë për mbështetjen e sigurisë lundrimore dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.