Një propozim i bërë nga politikanët evropianë kërkon që Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe popullin i tij të jenë fitues të çmimit Nobel.
Nëpërmjet një letre të hapur e cila i’u dërgua komitetit të çmimit Nobel, një politikanësh evropianë kërkuan zgjatjen e afatit për nominimet në mënyrë që të përfshihet edhe propozimi i tyre për Volodymyr Zelenskyyn dhe popullin e Ukrainës për Çmimin Nobel për Paqen .
“Ukrinform” shkruan se letra e hapur është nënshkruar nga dhjetëra politikanë evropianë.
Zyrtarët evropianë besojnë se Komiteti Nobel duhet të zgjasë procesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe deri më 3 mars 2022 për të lejuar nominimin për Çmimin Nobel për Paqen për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës. Procesi i aplikimit përfundoi më 31 janar.
“Ne jemi dëshmitarë të guximit të popullit të Ukrainës që e duroi këtë luftë të shpallur nga Rusia. Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe sovranitetin e tyre. Njerëzit në të gjithë Ukrainën po ngrihen kundër forcave të autoritarizmit. Ne besojmë se tani është koha për t’i treguar popullit të Ukrainës se bota është në anën e tyre”, thuhet në letrën e hapur të politikanëve perëndimore.
