Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U arrestua pasi iu gjetën në banesë 4000 vepra të trashëgimisë kulturore, zbardhet dëshmia e 61-vjecarit

11:04 / March 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
op
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetasi Artan Koçiu, i vënë në pranga ditën e djeshme nga Policia e Tiranës nuk ka pranuar akuzën përpara efektivëve të policisë. Koçiu-t u arrestua nga uniformat blu pasi iu gjetën në banesë plot 4000 vepra të trashëgimisë kulturore, të dyshuara të vjedhura.

Në dosjen e prokurorisë, personi i arrestuar sqaron se është i apasionuar dhe koleksionist i gjërave të vjetra e antike dhe merret kryesisht me restaurimin dhe koleksionimin e tyre. Objektet dhe sendet e gjetura në këtë apartament ai thotë se i ka blerë në tregun e zi si edhe nga familjarë të ndryshëm. Ai deklaron se është koleksionist dhe shumë i apasionuar për këto gjëra, nuk i ka vjedhur këto sende dhe as është përpjekur t’i shesë ato.

‘Shtetasi Artan Kociu është i regjistruar pranë qendrës kombëtare të Biznesit si restaurator, me nr. license K 5151****F” thuhet ndër të tjera në dosjen e prokurorisë.

Ndaj Koçiu rëndojnë akuzat e “Trafikimit të veprave të artit dhe kulturës’, si edhe ‘vjedhja e veprave të artit dhe kulturës’, parashikuar në Kodin penal.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4.000 sende të dyshuara si pasuri kulturore.

Në bashkëpunim me specialistët dhe ekspertët e Institucioneve të Specializuara në Ministrinë e Kulturës vijon puna për inventarizimin e këtyre objekteve dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Ndër objektet e sekuestruara janë pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, Objekte kulti Liturgjike, libra të vjetër, Kodik, Skrivane dhe mobilje të vjetra EPITAFE, etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.