Papa Françesku ka komentuar përsëri situatën aktuale politike në botë, ku shqetësim i madh mbetet lufta në Ukrainë e cila po përballet që prej 24 shkurtit me pushtimin rus. Ati i Shenjtë u shpreh se njerëzimi kërcënohet jo pak nga abuzimi me pushtetin.
“Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe interesave partiake, i cili i dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë të gjitha format e dhunës brutale”.
Papa Françesku e shkruajti këtë në një mesazh teksa i drejtohej Imzot Gintaras Grusas, i cili është kryepeshkop i Vilniusit.
