Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari amerikan i librit për Gërdecin: Kam kënaqësinë të them se, Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin

15:10 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lawson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa në Shqipëri ka nisur një debat i gjatë për vendimin e Gjykatës së Floridës, ku Shkëlzen Berisha, humbi gjyqin ndaj gazetarit Guy Lawson, ky i fundit ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net ku tregon më shumë.

Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova që sipas autorit provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve. Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ka ngritur një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Ndërkohë, Berisha e ka apeluar këtë vendim të gjykatës.

Dritare.net ka realizuar një intervistë ekskluzive me gazetarin Guy Lawson, ku rrëfen më shumë për padinë dhe gjyqin me Berishën. Lawson shprehet se, hetimi i plotë do të nxjerrë në shesh të vërtetën, dhe kush ishte i përfshinë në tragjedinë e Gërdecit.

“Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj nuk mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota. Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare. Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec.”,-thotë për Dritare.net autori, Guy Lawson. dritare.net

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i NATO-s në Ankara/ CNN: Trump shton presionin ndaj aleatëve evropianë për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Evropa

10:20 / July 7, 2026

Sot e nesër samiti i NATO-s në Ankara, Kryeministri Rama niset drejt Turqisë! Takim me Erdogan

10:08 / July 7, 2026

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

08:32 / July 7, 2026

Plas sherri te Ish-Parku/ Degradon konflikti mes tre personave, njëri përfundon në spital pas goditjes me th*kë

22:39 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.