“BBC” njofton se gjatë ditës së sotme, në qendrën historike të Lvivit, 109 karroca janë vendosur para bashkisë së këtij qyteti, në shenjë kujtimi për të gjithë fëmijët që janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë.
Informacionet e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm faktojnë se mbi 130 fëmijë të tjerë janë plagosur. Ai shprehet se numri mund të jetë edhe më i lartë për shkak të pamundësisë për të arritur në zonat ku po zhvillohen luftime.
Zyra thotë gjithashtu se 439 shkolla janë goditur nga bombardimet, nga të cilat 63 janë shkatërruar plotësisht. Rusia mohon të ketë sulmuar ndërtesa civile, megjithëse një numër objektesh joushtarake janë goditur në të gjithë vendin, duke përfshirë blloqe të panumërta apartamentesh.


