Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Shijak është përmbyllur procesi i rindërtimit. Me lagjen e re të quajtur “Rilindja”, janë strehuar 802 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti tragjik i vitit 2019.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
