Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me fermerë për paketën e rezistencës sociale.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se vendi deri tani është përballur me sfida të mëdha, si tërmeti, pandemi dhe tani po vuan pasojat e një lufte mes dy fuqive të mëdha.
Ai gjithashtu theksoi se kostot janë rritur për shkak të krizës.
“Ndërkohë që ne bëjmë planet askush nuk i ka në dorë ngjarjet,. Ne përpiqemi që me planet tona të ecim më shpejt, por vjen tërmeti, pandemia dhe sikur të mos mjaftonin këto kemi taksiratin e pasoja që sjell lufta. Edhe Australia vuan pasoja te luftës që nuk ka fare lidhje, por rriten çmimet për shkak se ka luftë në Ukrainë .
Nuk ka hyrë në luftë Sukthi me Maznën, por një fuqi e madhe tregtare dhe një nga prodhueset kryesore të drithërave, siç është Ukraina. Janë dy forca, por edhe dy tregje që kanë çoroditur dynjanë”, tha Rama.
