Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Laç, ku gjatë orëve të mëngjesit u dogjën 3 mjete.
Bëhet me dije se një person me kapuç, i ka vënë flakën njërës prej mjeteve dhe më pas prej saj janë djegur edhe dy mjete të tjera që ishin parkuar aty pranë, si dhe u dëmtua edhe një kioskë.
Një person me kapuç spërkat fillimisht makinën dhe më pas i vë flakën dhe largohet i pa shqetësuar.
Edhe pse zjarrfikësja shkoi në vendin e ngjarjes 3 makina u shkrumbuan plotësisht. Policia po punon për të bërë të mundur identifikimin si dhe arrestimin e autorit.
