Tirana forcoi pozitën në krye të renditjes, duke arritur fitoren e radhës. Bardheblutë mundën 1 – 0 Dinamon në derbin e zhvilluar të shtunën në Elbasan Arena. Dinamovitët që kishin në stol për herë të parë italianin Rodolfo Vanoli patëm më shumë shanse në pjesën e parë, madje iu anulua një gol me ndërhyrjen e sistemit VAR.
Tirana rriti ritmin në të dytën dhe De Silva realizoi në minutën e 69’. Bekaj bëri mrekullinë në minutat e fundit, duke i pritur penalltinë Ibraimit.
Egnatia mundi Vllazninë me rezultatin 3 – 0 me golat e braziliani Pedro Augusto. Shkodranët nuk reaguan edhe pas largimit të Thomas Brdaric me Elvis Plorin, i cili debutoi me disfatë si trajner i parë.
Kastrioti fitoi 1 – 0 përballjen me Partizanin. Kallaku gaboi nga pika e penalltisë për ekipin kryeqytetas në fillimin e pjesës së dytë, duke shpërdoruar mundësinë më të mirë për të kuqtë. Në minutën e 79’ ishte braziliani Kaina, i cili realizoi golin e suksesit për krutanët që marrin 3 pikë të vlefshme për objektivin mbijetesë.
