Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama ka menduar të ndajë me qytetarët disa fotografi me pamje nga një prej atraksioneve turistike më të mëdha të Shqipërisë, Valbona e bukur.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama ka publikuar imazhe nga Valbona të cilat janë të mrekullueshme.
Në shkrimin e tij krahas fotove, Rama thekson se Valbona dimërore destinacioni kryesor për personat që pëlqejnë aventurat e majave me dëborë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e majave me dëborë, ju uroj një të diel të qetë’, ka shkruar kryeministri Rama.
