Rust kanë bombarduar së fundmi edhe fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, e cila konsiderohej si më e madhja në Europë. Në fillim u raportuan për shpërthime por ende nuk diheshin dëmet reale në të, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe ligjvënësit ukrainas konfirmuan lajmin duke thënë se “po ajo u shkatërrua nga granatimet ruse”.
Drejtori i përgjithshëm i Azovstol (ky është emri me të cilin njihej fabrika) u shpreh në “Telegram” se fabrika u godit nga bombardimet ruse, por pa specifikuar konkretisht shkallën e dëmit që ishte shkaktuar atje. Ai shtoi ndër të tjera se punëtorët e fabrikës kishin marrë masa sigurie që nga fillimi i luftës në mënyrë që ajo të mos përbënte një rrezik më të gjerë për banorët.
Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, të cilin Moska po lufton prej dy javësh për ta marrë.
#Mariupol #Azovstal One of the biggest metallurgic plants in #Europe destroyed. The economic losses for #Ukraine are huge. The environment is devastated #StopRussiaNOW pic.twitter.com/4GMbkYb0es
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 19, 2022
