Autoritetet lokale në Kharkiv deklaruan se të paktën 5 civilë mbetën të vrarë nga granatimet e fundit të ftrupave ruse.
Nga sa bën me dije policia rajonale në Kharkiv, në mesin e viktimave nga sulmet me artileri ruse në orët e para të së dielës është edhe një djalë 9-vjeçar.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Ai është rrethuar nga trupat ruse që prej datës 24 shkurt kur Putin urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës. Vazhdimisht, ky qytet ka qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme ruse.
