Ministria e Brendshme e konsideron “akt terrorist” sulmin me tritol ndaj një shtylle të tensionit të lartë në Fushë Krujë.
Ministria thekson se po zhvillohen hetime për të zbardhur rastin.
Shtyllës së tensionit të lartë të linjës Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren, iu vendos tritol mesditën e sotme në fshatin Krastë të Thumanës në zonën e Fushë Krujës.
“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, sqaronte policia.
