Pesë anije që transportonin disa mijëra tonë drithë në portin e Berdyansk në Ukrainën jugore u bllokuan nga ushtria ruse.
Ishte vetë Guvernatori i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh ai që pohoi lajmin. Gjithashtu, dëshmitarët okularë të cituar nga “Kiev Independent”, raportojnë se anijet janë rrëmbyer nga rimorkiatorë rusë duke mos u lejuar të shkojnë në desticacion.
