Nëpërmjet një prononcimi, Roja Kufitare Polake tha se mbi 2.1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni. Konkretisht, shifra e të larguarëve është 2,114,000 që nga fillimi i luftës.
Korrespondenti i “BBC”-së në Varshavë, Adam Easton, bëri me dije se numrat po bien. Vetëm ditën e dielë, 33,800 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në “Twitter”, 16% më pak nga e shtuna.
Deri në orën 06:00 të hënën, 5,700 kishin kaluar, që është 17% më pak nga e njëjta periudhë e së shtunës. Disa nga njerëzit që ikin tashmë janë larguar nga Polonia për në vendet e tjera të destinacionit.
Hulumtimi i migracionit të Universitetit të Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 milionë njerëz kanë mbetur aty. Më shumë se një çerek milion njerëz (264,000) janë kthyer në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.
Sakaq, është rënë dakord që të hapen tetë korridore humanitare në mënyrë që njerëzit të largohen nga qytetet e Ukrainës të hënën, por jo nga qyteti i sulmuar i Mariupolit, deklaroi zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk. Ajo u shpreh se përpjekjet për të arritur në Mariupol me furnizime humanitare vijojnë të dështojnë.
