Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Pezullohen 87 patenta si dhe 16 makina luksoze të bllokuara, pjesa dërrmuese me targa të huaja

10:21 / March 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas duke bërë publike edhe ndëshkimet e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Bazuar në këtë bilanc, në pranga janë vënë 24 persona nga të cilët 15 janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ndërsa 9 të tjerë kanë qenë duke udhëtuar pa patentë.

Sipas uniformave blu, janë pezulluar gjithsej 87 patenta si dhe janë 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çregjistruara në vendet e origjinës.

Gjithashtu policia ka bllokuar edhe 16 automjete luksoze për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja të cilat po verifikohen.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e dedikuara nga Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 24 persona, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

  1. Si rezultat i kontrolleve parandaluese, janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
  2. Gjatë javës janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  3. Janë tërhequr 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës.
  4. Janë bllokuar 16 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Janë vendosur 6323 masa administrative, me një mesatare 903 masa  në ditë, konkretisht:

– 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

– 76 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;

– 87 për xhama të zinj;

– 307 masa për parakalime të gabuara;

– 1169 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 525 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 187 pasi pasagjerët në mjet, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit);

– 68 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 52 masa për shkelje të semaforit;

– 69 masa administrative për mungesë siguracioni;

– 3879 për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit dhe për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.