Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjeti rastin të falenderojë dy aktorët e hollivudianë, Mila Kuins dhe Ashton Kutcher të cilët arritën të mblidhnin rreth 35 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët që po largohen nga Ukraina.
Zelenskyy ka zhvilluar një video-telefonatë me çiftin e famshëm, ku diskutuan për punën e tyre. Ndërkohë shifra e refugjatëve ukrainas rritet çdo ditë më shumë duke shkuar në 3.2 milionë, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti 44-vjeçar postoi në “Twitter” fjalë falënderuese për çiftin. Zelensky shprehej se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjen pikëllimit tonë”.
“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në @flexport & @Airbnb, për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën”, shkroi presidenti i Ukrainës
Kujtojmë se Kutcher 44 vjeç dhe Kunis, 38 vjeçe, e cila ka lindur në Chernivtsi të Ukrainës, nisën më 3 mars një “GoFundMe” për të financuar kompanitë me bazë në San Francisco Flexport dhe Airbnb.
Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evrpoën dhe Airbnb po u siguron atyre strehim falas.
