Sot pritet që Bashkimi Evropian të mblidhet për të vendosur sanksione të tjera shtesë për Rusinë në sektorin e energjisë.
“Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot sanksionet që do të vendosen në sektorin e energjisë.” Ishin fjalët e shprehura sot nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell përpara se të mblidhej këshilli i çështjeve të jashtme.
Madje edhe disa shtete si Lituania dhe Irlanda kanë ndrysuar së fundmi qëndrim duke deklaruar që tani që janë pro sanksionimit të pushtuesit.
“Ajo që po ndodh në Mariupol është një krim i jashtëzakonshëm lufte, diçka e tmerrshme, duhet ta dënojmë drejtpërdrejt, qyteti është shkatërruar plotësisht. Kjo nuk është luftë, por shkatërrim i një vendi pa marrë parasysh ligjet e luftës, sepse edhe lufta ka ligje. Moralisht Rusia e ka humbur legjitimitetin e saj. Putini meriton dënimin më të qartë të botës së qytetëruar”, përfundoi Borrell.
