Një shtetas shqiptar i cili ishte arrestuar në Greqi për vjedhje dhe po kurohej prej disa ditësh në spitalin e Rodosit pas infektimit me Covid, ka mundur të arratiset nga ky spital.
Shqiptari i cili akuzohet për grabitje të mbetur në tentativë do të gjykohej të premten por për shkak se ai u infektua me covid-19, çështja e tij u shty.
Ai u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Rodosit ku prej ditës së djeshme po trajtohej për pneumoni. Por, në rrethana ende të paqarta i arrestuari është arratisur nga spitali.
Policia ka vënë re mungesën e tij mëngjesin e sotëm dhe menjëherë ka nisur hetimet për gjetjen e tij.
