Ditën e sotme ka ndodhur një fenomen i rrallë në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë. Si ç’tregojnë dhe pamjet, deti është tërhequr me disa metra, duke bërë që të dalin në sipërfaqe objektet që ndodheshin në ujë, kryesisht pista lokalesh verore.
Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe vizitoreve, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh.
