Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritet çmimi i karburantit në Shqipëri

13:09 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
geotab hero banner blog How to manage fuel consumption GettyImages@2x
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e radhës e zhvilluar ditën e sotme e Bordit të Transparancës i cili u ngrit për të menaxhuar çmimin e tregtimit të karburantit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, ka përcaktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vendin tonë, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual.

Sipas informacioneve të dala nga kjo mbledhje, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe  benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.

Ndërkohë, operatorët e tregut thonë se dhe në këto nivele janë 15 lekë me humbje. Ata shprehen se prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi. Sipas tyre marzhi prej 5% që u është lënë tregtuesve mbi çmimin pa taksat nuk mjafton për mbulimin e kostove, por ai duhet të jetë rreth 15%.

Sipas operatorëve, benzina ka qenë më e shtrenjtë se nafta për shkak se ka firo më të larta, ngaqë avullon shpejt dhe shitet më pak.

Së fundmi, theksojmë se nafta në bursa është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë per litër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.