Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë Saimir Kuçi, i cili ishte një nga anëtarët e grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”. Ai është gjetur i vetëvarur brenda banesës nga familjarët e tij.
Kuçi u vu në pranga në muajin nëntor të vitit të kaluar nga prokuroria e Krujës pasi cilësohej si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Mësohet se prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest shtëpie’.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
