Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon formula e kontributeve mbi pagat – Nga 1 Prilli, rritet pagesa për të vetëpunësuarit

15:22 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime pagesa banka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 Prill hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi me 2 mijë lekë, duke e cuar atë në 32 mijë lekë për çdo punonjës.   Sipas vendimit të qeverisë, nga periudha Prill 2022, kjo do të jetë paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj. Ndërkohë që administrata tatimore ka sqaruar se si do të ndryshojë pagesa e kontributeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore me pragun e ri të pagës minimale.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, për personat e punësuar; për personat e vetëpunësuar; si dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht, do të jetë jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 32,000 lekë.

Ndërsa, bëhet me dije se  paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, do të jetë: Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 32.000 lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar; Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 64.000 lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton. Pra nëse deri më tani, kategoria e të vetëpunësuarve paguante kontribute mbi bazën e pagës minimale, tashmë ky detyrim do të jetë i rritur pasi do të llogaritet mbi dyfishin e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.