Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse për 1 muaj hani çdo ditë avokado

16:51 / March 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokado9892 1
Avokado
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga mbrojtja e syve dhe rritja e sistemit imunitar deri tek mbrojtja e trupit tuaj kundër qelizave të kancerit.
Nuk ka rëndësi se si i konsumoni, nuk mund të mohohet që avokadot janë po aq të shijshme sa dhe të dobishme për trupin tuaj, sipas “Bright Side”.
Avokadot janë të pasura me kalium, kështu që nëse keni ndonjë lloj problemi me veshkat, mund ta përfshini këtë frut në dietën tuaj.
Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e avokados rregullisht është një mënyrë e shëndetshme për të përmirësuar funksionimin e veshkave.
Nëse jeni duke kërkuar një freskues natyral të gojës, është koha të mendoni për avokadot. Ata kanë aktivitet të lartë antibakterial dhe nëse konsumoni një në ditë mund të largoni bakteret nga goja.
Ngrënia e një avokadoje të freskët bën që sytë të funksionojnë më mirë. Kjo ndodh sepse avokadot mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të karotenoidit në trupin tonë, duke punuar si një agjent antioksidant dhe anti-inflamator.
Nëse ftoheni shpesh, mbase sistemi juaj imunitar po kërkon më shumë vëmendje. Për fat të mirë, është raportuar se disa përbërës të avokados mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të largojnë viruset dhe infeksionet e tjera.
Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, avokadot mund të jenë aleati juaj më i madh. Përmbajtja e tyre e lartë e kaliumit dhe luteinës është e njohur për përmirësimin e sëmundjeve vaskulare dhe rritjen e lipideve në trupat tanë.
Mëlçia rregullon shumicën e niveleve kimike në gjakun tonë, dhe është shumë e rëndësishme që të jetë e shëndetshme për të funksionuar si duhet. Është raportuar se ngrënia e avokados mund të ndihmojë në zvogëlimin e dëmtimit të mëlçisë, kështu që shtimi i këtij fruti në dietën tuaj është një zgjedhje e mirë.
Shtimi i tepërt i peshës është një shqetësim në të gjithë botën. Edhe pse është e rëndësishme që kjo të diskutohet së pari me një profesionist, është provuar që avokadot mund të ndihmojnë në uljen e peshës. Ato shkaktojnë ndjesinë e ngopjes dhe kanë një ndikim pozitiv në hormonet tona të zorrës.
Avokadot kanë veti citotoksike, që do të thotë se mund të vrasin qelizat kancerogjene dhe të parandalojnë rritjen e kësaj sëmundjeje.
Mund ta hani ose ta aplikoni direkt në lëkurë. Nuk ka rëndësi se si e përdorni avokadon, por ky frut rekomandohet shumë për shëndetin e lëkurës. Karakteristikat e tyre të karotenoideve mund të ndihmojnë në mbrojtjen e rrezeve ultraviolet, duke çuar në një fytyrë dhe trup më rinor dhe me shkëlqim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.