Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia mund të mos ndalet me Ukrainën, NATO mbron pikën e dobët

17:03 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
defernder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa orë pasi raketat ruse goditën qytetet ukrainase më 24 shkurt, 5 luftanije gjermane u urdhëruan të lundronin drejt Letonisë anëtare të NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e atij që strategët e kanë cilësuar si pikën e dobët të aleancës, kahun lindor.

Dërgimi i shpejtë i luftanijeve gjermane tregoi se si ofensiva ruse në Ukrainë e shtyu NATO-n dhe Berlinin drejt një realiteti të ri, teksa përballeshin më kërcënimin më serioz të sigurisë kolektive qe prej Luftës së Ftohtë. Në bordin e anijes Elbe në portin e Rigës, komandanti i marinës gjermane Terje Schmitt-Eliassen tha se qëllimi i misionit ishte të tregohej prezenca në Baltikun lindor.

“Do të jemi 12 njësi nga 6 vende për të treguar praninë tonë në Baltikun lindor. Ne bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe do të kalojmë më pas në detyrën kryesore; mbrojtja nga minat”, thotë ai

Një total, prej 12 luftanijesh të NATO-s me rreth 600 marinarë në bord pritet të nisin një operacion për pastrimin e minave që gjenden në shtratin e Baltikut që prej Luftës së Dytë Botërore, mes shqetësimeve se ambiciet e Rusisë mund të zgjerohen në këtë rajon pas Ukrainës. Kjo do ta përfshinte NATO-n në një konfrontim direkt me Moskën.

E krijuar në 1949 për t’u mbrojtur nga kërcënimi sovjetik, aleanca duket se është rikthyer në të kaluarën e luftës së mekanizuar, rritjes së madhe të shpenzimeve në buxhet dhe mundësisht perdes së re të hekurit rreth Europës. Letonia, Lituania dhe Estonia që iu bashkuan aleancës pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë vetëm një lidhje të vetme tokësore me territorin kryesor të NATO-s.

Një korridor prej 65 km katrorë është i ngjeshur midis rajonit të armatosur rus të Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusisë në lindje. Kështu qëllimi i misionit të drejtuar nga komandanti gjerman është të mbajë të hapur kalimin detar si një itinerar furnizimi edhe për shtetet jo anëtare, si Finlanda dhe Suedia.

NATO ka zhvendosur gjithashtu 5 aeroplanmbajtëse në ujërat europianë, në Norvegji dhe Mesdhe, ka rritur numrin e avionëve të luftës në hapësirën e aleancës dhe ka dyfishuar njësitë luftarake në Baltik dhe Poloni. Edhe SHBA-ja po zhvendos më shumë pajisje ushtarake në Europë, përfshirë mjete dhe armë në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Poloni që mund të përdoren menjëherë nga trupat e sapombërritur amerikanë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.