Kantautori Flori Mumajesi ka qenë i ftuar së fundmi në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu.
Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë po bën xhiron e rrjetit. Në pamjet e publikuara, këngëtari po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po bën një video me celularin e saj, ku në një moment shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthjes përmes celularit.
Kujtojmë se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kanë qenë në një lidhje 1-vjeçare disa vite më parë. Ndërkohë që për lidhjen e tyre përflitej që në prill të vitit 2017, çifti e zyrtarizoi historinë e fshehtë në mbrëmjen e fillim janarit të vitit 2018, kur Liberta festoi 33-vjetorin në club-in, ku Flori kishte koncertin e radhës me djemtë e “Threedots”.
