Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrat e jashtëm të shteteve të BE-së miratojnë dokumentin strategjik: Siguria e Ballkanit nuk mund të merret si “punë e kryer”

20:53 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperi Bashkimi Europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar në takimin e tyre në Bruksel dokumentin strategjik për vizionin e sigurisë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm të titulluar si “Kompasi strategjik”. Edhe pse puna në përpilimin e këtij dokumenti kishte nisur para dy vjetësh, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zënë vend në këtë dokument dhe ka ndikuar edhe në versionin përfundimtar të tij.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se kur është nisur puna në këtë dokument strategjik, askush nuk ka mundur ta marrë me mend se me çfarë sfidash do të përballemi sot.

Në dokument, BE-ja zotohet që të punojë me parterët në tërë botën për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Në këtë drejtim, blloku evropian ka përmendur Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Japoninë, por edhe Ballkanin Perëndimor dhe vendet e fqinjësisë.

Situata dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sidomos kriza e brendshme në Bosnje e Hercegovinë dhe dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, janë përmendur po ashtu në këtë dokument strategjik të BE-së.

Në këtë dokument thuhet se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të nënkuptohet si punë e kryer”. Si sfida të sigurisë përmenden ndikimet e faktorëve të jashtëm, përfshirë edhe përmes fushatave të dezinformomit, por edhe mundësia që kriza në Ukrainë të bartet edhe në Ballkan dhe në pjesë të tjera të Evropës.

“Në këtë drejtim, me interes të veçantë është që të mbështetet sovraniteti, uniteti dhe integriteti territorial i Bosnjë e Hercegovinës, i bazuar në barazinë dhe mosdiskriminimin e të gjithë qytetarëve dhe popujve konstitutiv, ashtu siç është thënë edhe në Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, sikurse edhe procesi i reformave në rrugëtimin evropian dhe të çojmë përpara dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në këtë dokument.

Po ashtu, në dokumentin strategjik të BE-së përsëritet nevoja për përparim në sundim të ligjit./ Marrë nga REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Ftesa e Trump për Putinin në G20/ Krryediplomati gjerman: Një rrugë e mundshme drejt paqes

22:19 / September 25, 2026

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.