Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ Policia vë në pranga 46-vjeçarin, i gjen armë zjarri dhe municion në makinë

09:51 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 8d7fa36ceec592b154f005323b0202e4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 46-vjeçar është prangosur sot nga Policia e Tiranës, pasi është kapur nga uniformat blu me armë në makinë. Sipas burimeve policore, shtetasi i arrestuar është P. D., 46 vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë.

Më tej, në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Thoma Koxhaj”, policia gjeti edhe një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive, municion luftarak dhe një automjet.

Vihet në pranga 46-vjeçari që i posedonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas po lëvizte me armë zjarri në automjet, në kryqëzimin në Rrugën e Qelqit, si dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i automjetit të dyshuar. Në rrugën “Altin Basha”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– P. D., 46 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.