Mijëra pulat e ngordhura në pularitë e Durrësit për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve janë groposur gjatë natës së djeshme. Mësohet se groposja e tyre është bërë larg zonave të banuara.
Ndërkaq, vendi më pas është dezinfektuar me solucionet përkatëse, për të bërë të mundur shmangien e përhapjes së ndonjë infeksioni.




