Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një 25-vjeçari shqiptar në Itali. Mediat italiane njoftojnë se viktimë e këtij aksidenti mbeti Mariglen Gjergji, 25 vjeç, lindur në Greqi, nga një familje me origjinë shqiptare dhe banues prej shumë kohësh në Bra.
Raportohet se i riu shqiptar po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një “Mitsubishi Gls”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isorella në Cherasco ku i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Verduno-s në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

